Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy arkitektë, me akuzën se kanë marrë leje ndërtimi me të dhëna të rreme nëpërmjet E-leje.
Ndaj tyre, rëndon vepra penale e falsifikimit të dokumenteve. Sipas Prokurorisë së Tiranës, tetë shtetas (me inicialet M.T., A.T., F. Z., A.H., D. D., G.M., T.V. dhe M.D.), nëpërmjet dy arkitektëve, aplikuan për lejet e ndërtimit, duke dhënë vendndodhje të gabuar për objektet që do të ndërtoheshin.
Pas verifikimeve, Prokuroria kërkon sekuestrimin e objekteve të ndërtuara nga:
M.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5271 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 62 datë 09.02.2023, pranë ASHK;
F.Z. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5272 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 63 datë 09.02.2023;
A.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundëvajtjes nr 5270 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 65 datë 11.02.2023, pranë ASHK;
A.H. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr 5269 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 72 datë 15.02.2023, pranë ASHK;
D.D. me sipërfaqe 360 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr 2582 datë 30.01.2023, te IMT dhe vetëdeklarimit nr 38 datë 01.02.2023, pranë ASHK.
Top Channel