Lista/ Pjesëmarrjet në Europian, rekordi dhe skuadra debutuese

21/11/2023 09:27

Në mbrëmjen e parafundit të kualifikueseve të Euro 2024 ka shkuar në 20 numri I skuadrave të kualifikuara për në eventin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

Mbetet vetëm një vend për t’u caktuar përmes rrugëtimit klasik, ku për biletën e fundit garojnë Kroacia dhe Uellsi.

Në muajin mars tabloja do të plotësohet me play off-et e Ligës së Kombeve. Më poshtë është lista  e pjesëmarrësve ndër vite. Gjermania është përfaqësuesja me më shumë pjesëmarrje, Serbia debutuese. Për Çekinë, Sllovakinë dhe ish-republikat jugosllave janë marrë në konsideratë vetëm pjesëmarrjet me emrin aktual:

Lista

Anglia  (10 pjesëmarrje: 1968, 1980, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2012, 2016, 2020)

Austria   (3 pjesëmarrje: 2008, 2016, 2020)

Belgjika  (6 pjesëmarrje, 1972, 1980, 1984, 2000, 2016, 2020)

Danimarka (9 pjesëmarrje: 1964, 1984, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2012, 2020)

Franca (10 pjesëmarrje: 1960, 1984, 1992, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016, 2020)

Gjermani (13 pjesëmarrje: 1972, 1976, 1980, 1984, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016, 2020)

Itali (10 pjesëmarrje: 1968, 1980, 1988, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016, 2020)

Holanda (10 pjesëmarrje: 1976, 1980, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2020)

Hungaria (4 pjesëmarrje: (1964, 1972, 2016, 2020)

Portugalia (8 pjesëmarrje: 1984, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016, 2020)

Republika Çeke (7 pjesëmarrje: 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016, 2020)

Rumania (5 pjesëmarrje: 1984, 1996, 2000, 2008, 2016)

Skocia (3 paraqitje: 1992, 1996, 2020)

Serbia (debutuese)

Sllovakia (2 pjesëmarrje: 2016, 2020)

Sllovenia  (1 pjesëmarrje: 2000)

Spanja (11 pjesëmarrje: 1964, 1980, 1984, 1988, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012, 2016, 2020)

Shqipëria (1 pjesëmarrje: 2016)

Zvicra (5 pjesëmarrje: 1996, 2004, 2008, 2016, 2020)

Turqia (5 pjesëmarrje: 1996, 2000, 2008, 2016, 2020)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA