Tirana është një territor i gjallë dhe më shumë histori. Shumë pak e dinë se ka mbi 20 kala apo vendbanime të lashta në kryeqytet.

Një projekt i ri interesant “Kalatë e Tiranës-Guida për Fëmijë dhe të Rritur” mundëson njohjen e Kalave dhe Fortesave të qytetit të Tiranës, si objekte të Trashëgimisë tonë Kulturore.

Realizimi i të gjitha vizatimeve dhe ilustrimeve të guidave është bërë përmes angazhimit të artistëve të rinj nën udhëheqjen e një stafi akademik të përbërë nga arkeologë, historianë dhe edukatorë.

Gjithçka është menduar të lehtësojë pjesëmarrjen në një çelës gjithëpërfshirës, të fëmijëve por edhe të të rriturve.

Këto guida janë bërë në dy forma, fizike dhe digjitale. Nëpërmjet skanimit në qr-code, publiku shkarkon ato në versionin digjital por edhe ato në gjuhë të huaj si edhe lojëra didaktike, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA