“Hamasi më rrëmbeu vëllanë”, rrëfimi i vëllait të një prej pengjeve që u rrëmbyen në Izrael

21/11/2023 19:52

Nga 260 njerëz të marrë peng nga Hamasi në 7 Tetor, 109 prej tyre djem e vajza, të cilët ishin në një festival muzike, mes tyre edhe Evyatar David.

Në një intervistë për Top Channel, Ilay David nga Izraeli tregon momentin kur mësoi se vëllai ishte një prej pengjeve të Hamasit.

“Ne e zbuluam këtë më 7 Tetor, pas 6 orësh kërkime. Kjo më së shumti na krijoi mërzi dhe na vendosi në një mundësi të pafuqishme për të vepruar. Ne morën një foto të nxjerrë nga një video ku pash fytyrën e vëllait tim ku dukej shumë i frikësuar. Ai ishte i shtrirë në dysheme me shikim nga kamera. Foto me të vërtetë e tmerrshme. Kjo krijoi shumë shqetësim tek unë”, u shpreh Ilay.

Ilay tregon se si kanë qenë për të dhe familjen këto kohë, më shumë se një muaj e gjysmë me vëllanë e marrë peng.

“Ditët tona kanë ndryshuar tërësisht. Fillimisht nuk flinim dot apo të ushqeheshim. Ajo çfarë jemi duke bërë tani është të dedikuarit me kohë të plotë në të shpëtuarin e vëllait tonë, duke u kthyer në projektin më të madh të jetës time bashkë me familjen time. Po bëj gjithçka mundem në të treguarin e historisë së tij e ushtruar sa të mundemi presion tek diplomatët dhe udhëheqësit. Kam udhëtuar në disa vende të botës bashkë me kushërinjtë, duke u përpjekur ta rikthejmë në shtëpi. E zbuluam rrëmbimin e tij nga një video propanganduese të Hamas. Ne e kemi provën se ai është gjallë por në kushte çnjerëzore i mbajtur nga këta vrasës. Nuk do të ndalemi deri sa ta sjellim në shtëpi”, tregon ai.

Unë, thotë Ilay, besoj në përpjekjet e qeverisë izraelite për lirimin e pengjeve pas bisedave që ka patur me edhe me pjesëtarët e kabinetit të qeverisë së luftës. Po  si do të përfundojë kjo luftë bashkë me të edhe dhimbja e shkaktuar me vëllanë e marrë peng.

“Unë e di se vëllai im do të rikthehet në shtëpi. Jam 100% pozitiv për këtë. Kjo më bën të vijoj përpjekjet. Këtë luftë ne do ta fitojmë. Kjo është e sigurt. Pas saj, objekti kryesor do të jetë eleminimi i Hamasit. Kjo do të ndodhë dhe paqja ka për tu rikthyer ne rajon”, tha Ilay.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA