Befason futbollisti i Andorrës: Më kanë porositur shokët serbë të klubit, ndaj Shqipërisë do të bëjmë maksimumin që ata të mos fitojnë
Për më shumë se 20 vite, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e madhe të futbollit europian.
Sot, dy nga yjet që kanë shkëlqyer më së shumti në historinë e futbollit botëror, janë në perëndim të karrierës dhe kanë “emigruar” larg Europës.
Argjentinasi aktivizohet në MLS në Amerikë me skuadrën e Inter Miami, ndërsa Ronaldo është pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite. Megjithatë, për të gjithë nostalgjikët, dyshja do të vendoset sërish përballë njëri-tjetrit në muajin shkurt.
Inter Miami skuadra e Messit është ftuar në Riyadh Season Cup, aty ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Al-Nassr i CR7. Sheiku Al-Sheikh nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se dyshja (Messi-Ronaldo) do të takohen për përballjen e tyre të fundit në stadiumin Kingdom Arena në shkurtin e vitit 2024./ SuperSport
Top Channel