Kombëtarja e Kosovës mposhti Izraelin, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025, për grupmoshat U21.
Pas 90 minutave lojë të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Kosova U21 e ka mposhtur 3:1 Izraelin U21.
Golat e fitores për “Dardanët” e rinj i shënuan Bleron Krasniqi (minuta e 6’ dhe 10’) dhe Veton Tusha (minuta e 80′), kurse golin e nderit për Izraelin e shënoi Stav Nachmani në minutën e 24’.
Me pikët e reja, Kosova U21 ngjitet në pozitën e tetë pikëve në vendin e tretë të Grupit D, një më pak se Gjermania në vendin e dytë, e katër sosh më pak se Polonia në vendin e parë.
Në anën tjetër, Izraeli U21 renditet në vendin e fundit, me asnjë pikë të arkëtuar. Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Kosovës U21.
Top Channel