Si mikpritëse e europianit në verën e ardhshme, Gjermanisë i mbetet vetëm të zhvillojë ndeshje miqësore në këtë pauzë të dedikuar kombëtareve.
Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann mati forcat në një miqësore me Turqinë nga e cila doli e mposhtur me shifrat 3-2. Përveç rezultatit, një nga aspektet që bënte lajm ishte vendosja e Kai Havertz një lojtari me tipare të theksuara ofensive, në krahun e majtë të mbrojtjes.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi lojtarin e Arsenal të gjente rrugën e rrjetës ndërsa nga ana tjetër, trajneri Nagelsmann mbrojti zgjedhjen e tij duke theksuar se nuk do të ishte hera e vetme që Havertz do ta shohim në një rol të tillë.
“Havertz ishte dakord me rolin që i propozova dhe ishte dakord që ta provonte. Për mua ky kalim nga sulmi në mbrojtje nuk është një rrisk për karrierën e tij. Unë e shoh si një mundësi të madhe që ai të ketë një rol thelbësor për Gjermaninë gjatë ndeshjeve të Euro 2024.
Ishte hera e parë që luante aty dhe bëri shumë mirë në një rol që nuk është familjar për të, ndoshta ishte lojtari më i mirë n fushë për Gjermaninë. /Supersport
Top Channel