Përqendrim maksimal dhe të gjithë në formë, kuqezinjtë gati për Ishujt Faroe

20/11/2023 11:01

Kombëtarja shqiptare zhvilluar të dielën pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Arena Kombëtare” në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe. E fundit e kualifikueseve të Euro 2024.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit ishin të pranishëm dhe u stërvitën normalisht nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik. Për më shumë se 1 orë.

Atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë dhe asnjë prej lojtarëve nuk kanë probleme fizike. Duke qenë të gatshëm për këtë sfidë që do të përmbyllë rrugëtimin historik të Kombëtares. Që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e Gjermani 2024.

Skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin dhe pa ngarkesa fizike. Duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes. Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe do të luhet këtë të hënë, duke filluar nga ora 20:45, me stadiumin “Arena Kombëtare” që do të jetë plot e për plot pasi të gjitha biletat janë shitur.

Takimi i kombëtares shqiptare, që si objektiv ka mbylljen e grupit E në vendin e parë, do të vijë live në SuperSport 2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA