Nis mbështetja kuqezi në stadium/ Tifozët nën tingujt e këngës “Mora fjalë” shfaqin flamurin e UÇK-së

20/11/2023 19:38

Mbështetja e tifozëve kuqezi ka nisur në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku nën tingujt “Mora fjalë” shfaqën flamurin e UÇK-së.

Ata kanë nisur të këndojnë të gjithë në kor, tashmë këngën që ka shoqëruar kombëtaren në ndeshjet e rëndësishme.

Më pas gjatë brohorimave nën tingujt e këngës patriotike, tifozët kanë shfaqur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krahas flamurit shqiptar.

Disa të tjerë kanë bërë shqiponjën dykrenare, për të shoqëruar atmosferën e ndezur në stadium.

Shqipëria është tashmë kualifikuar në Euro 2024, por ndeshja e sotme me Ishujt Faroe mund të vulosë vendin e parë në grupin E.

Nëse arrijmë të “rrëmbejmë” një pikëshin, automatikisht kombëtarja kalon në vendin e parë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA