Në 20 nëntor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve në Tiranë u organizua një marshim i “Fjongos Blu”, që nisi nga sheshi “Skënderbej” dhe përfundoi përpara dyerve të Kryeministrisë.

Për të adresuar disa nga problemet kryesore të fëmijëve sot në vendin tonë, siç janë abuzimi seksual, dhuna, bullizmi, etj.

“Çështja e sigurisë në internet i fëmijëve është kthyer në një çështje globale, që do të thotë mos mbrojtja e fëmijëve dhe mungesa e masave ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në internet padyshim ekspozon gjithmonë e më shumë viktimat”, u shpreh Altin Hazizaj nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri.

Organizatat në mbrojtje të të Drejtave të Fëmijëve evidentuan se vitin e kaluar vetëm në vendin tonë u raportuan mbi 77 mijë faqe internet, me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve.

Çështja e regjistrit të krimeve seksuale është dënuar për krime seksuale, është një arritje e jashtëzakonshme, por ne jemi ende në pritje, thuajse pas një viti, ligji ka hyrë në fuqi por ndërkohë regjistri nuk është krijuar“, shpjegoi Hazizaj.

“Besoj që çdo shqiptar i përkushtohet shumë fëmijës. Unë kam jetuar në Belgjikë, atje i përkushtohen institucioneve”, u shpreh një qytetar.

“Po shijojmë rastet që po abuzojnë shumë nëpër kopshte dhe çerdhe, sidomos me rastin e fundit të 3-vjeçares që theu këmbën. Duhet të flasim të gjithë”, tha një tjetër.

Në vendin tonë prej vitesh ekziston linja telefonike e ndihmës për fëmijë “Alo 116 111”, e disponueshme 24 orë të ditës. Drejtuesit e saj thonë se marrin gati 350 telefonata në ditë, nga fëmijë dhe të rritur, ku denoncojnë dhunën, bullizimin, shfrytëzimin për punë, lypsarinë e të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA