Festë edhe në sheshin “Skënderbej”/ Bashkia e Tiranës organizon Fan Zone për tifozët

20/11/2023 15:33

Ndeshja e fundit e kombëtares shqiptare e vlefshme për kualifikueset e Euro2024, ku kuqezinjtë tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen do të mund të ndiqet falas në ekranin e madh të Fan Zone që bashkia Tirane ka organizuar në sheshin “Skënderbej”.

 “Duke marrë parasysh edhe interesin që ka pasur ndjekja e ekipit kombëtar gjatë këtij rrugëtimi, falë emocioneve që na ka dhuruar skuadra, edhe për ata sportdashës që nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë do të kenë mundësi, është kthyer tashme në një traditë që ngrejmë një Fan Zone këtu në sheshin “Skënderbej”. Fan Zone është e lirë, është ambient i hapur, të gjithë qytetarët janë të lirë të vijnë dhe të ndjekin e festojnë për kombëtaren kuq e zi”, tha Sinkron Gjergj Muzaka, drejtor i sportit, Bashkia Tiranë.

90 minutat plot emocione të kombëtares sonë do të pasohen me një festë për kualifikim për herë të  dytë të Shqipërisë në Europianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

“Edhe pak orë na ndajnë nga festa e madhe kuq e zi megjithëse festa ka filluar që ditën e premte në Moldavi ku ne siguruam edhe kualifikim për në europian. Festimet padyshim do fillojnë përpara ndeshjes me shfaqjen e momenteve më të mira, të highlighteve të ekipit kombëtar gjatë këtij rrugëtimi. Edhe mbas ndeshjes do të ketë program me muzikë. Nuk festojmë vetëm kualifikimin por mund të festojmë edhe vendin e parë në grup kështu që i presim të gjithë në mbështetje dhe për të festuar për ekipin tonë kombëtar”, tha Muzaka.

Tifozët më të vegjël të qytetit kanë nisur me brohorimat vetëm pak orë para nisjes së ndeshjes së sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA