Ekonomisti Eno Bozdo i ftuar në “Top Story” komentoi veprimet e opozitës në Parlament në lidhje me “Projekt Buxhetin 2024”.
Ai u shpreh se Partia Demokratike ka paraqitur qëndrimet në lidhje me gjërat që nuk kanë pëlqyer në projekt-buxhetin.
Bozdo shtoi se opozita është në një çast tjetër, ku i mohohet ekzistenca në sallë, duke iu mbyllur derën deputetëve.
“Në 10 ditët e fundit opozita, përkatësisht PD, sa herë është diktuara buxheti i Ramës ka paraqitur disa propozime. E dini fare mirë që në traditën tonë politike kështu ndodh. Këtu jemi në një çast tjetër, këtu ju thoni që kemi humbur një seancë për t’i shpjeguar shqiptarëve se çfarë është projekt buxheti, ne jemi në një çast tjetër që opozitës i mohohet ekzistenca në atë sallë.
Dhe nuk po flas për atë fizike, por kur i mbyllet dera deputetëve jo vetëm aty re që nuk janë përjashtuar, ja kjo është ekzistenca. Pala tjetër ka marrë kërbaçin dhe thyen çdo këmbë që gjen përpara. Edhe ekipi i PD-së është shumë herë më mirë se ata që janë në qeveri.
Qëndrimet e PD kundrejt projekt-buxhetit nuk kanë munguar. Tani përshtypja ime për projekt-buxhetin e paraqitur, që mendoj se është më mediokër që kam parë nga kjo qeveri. Nuk shoh asnjë prioritetet përveç atyre që shqetësojnë sot ekonominë edhe shqiptarët”, u shpreh Eno Bozdo.
Top Channel