Dy operacione në Mirditë/ Arrestohet një 41 vjeçar, mbante kallashnikov. Sekuestrohen 10 kg drogë të groposura

20/11/2023 14:11

Një 41 vjeçar është arrestuar në Mirditë, ndërsa 10 kilogram kanabis janë sekuestruar, në kuadër të operacionit “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

41-vjeçari Xh. Ç., u arrestua në flagrancë pasi në territorin përreth banesës së tij, në fshatin Simon, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Ndërsa 10 kilogram kanabis u gjetën të groposura në një sipërfaqe pyjore, po ashtu në fshatin Simon. Sipas hetimeve të policisë, kjo lëndë narkotike iu përkiste dy kushërinjve K. Ç. dhe P. Ç., të arrestuar me datë 01.11.2023, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si bashkëposedues të 4.3 kilogramëve kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA