Tottenham po bën mirë këtë sezon në Premier League me Angie Ange Postecoglou në pankinë.
Pavarësisht dy humbjeve në dy takimet e fundit, skuadra londineze renditet në vendin e katërt me 26 pikë.
Dy më pak se kryesuesit e Manchester Cityt. Objektivi i madh është kualifikimi në Champions League, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë piketuar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Bryan Cristanten, mesfushorin e Romës dhe kombëtares italiane. Drejtuesit e Spurs do të ofrojnë rreth 30 mln euro për kartonin e 28-vjeçarit.
Propozim për merkaton e verore, pasi klubi italian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit në merkaton e janarit. Përveç rolit të mesfushorit, Cristante mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës kur është e nevojshme. /Supersport
Top Channel