3 “rebelët” e pësuan prej alkoolit, Silhavy: Bravo Moldavia, por sonte festojmë ne

20/11/2023 13:13

Çekia apo Moldavia? Skuadra e dytë e grupit E që do t’i bashkohet Shqipërisë në Euro 2024, do të mësohet sonte pas “finales” në Olomouc.

Vendasit luajnë për dy rezultate, ndërkohë që moldavët, një nga surprizat e këtyre eliminatoreve, kanë fitoren alternativë të vetme. Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy ka larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar tre futbollistë për shkak të thyerjes së Kodit të Sjelljes.

Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta e kaluan mbrëmjen e së shtunës duke festuar. Futbollistët konsumuan alkool deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, veprim për të cilin janë përjashtuar nga Kombëtarja.

Kemi besim se të hënën do të hedhim hapin e fundit dhe do të festojmë kualifikimin në Euro 2024. Sigurisht që është surprizë fakti që Polonia mbeti jashtë. Pasi ata ishin favoritët e mëdhenj të grupit tonë. Moldavia ka bërë shumë mirë, mos të harrojmë që ata i morën 4 pikë polakëve. Kështu që nuk na pret një ndeshje pa probleme ndaj tyre, por na mjafton edhe barazimi”, u shpreh Silhavy.

Çeki-Moldavi do të transmetohet live në SuperSport 5. Duke nisur prej orës 20:45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA