
23/02 22:38
Partizani konfirmon Arbër Abilaliajn në rolin e trajnerit.
Ish-sulmuesi vlonjat, e nisi sezonin si drejtor sportive te kampionët e Shqipërisë.
Por, 37-vjeçari pranoi postin e trajnerit të përkohshëm të “Demave” më 10 tetor pas rikthimit të Zoran Zekic në Kroaci.
Abilaliaj ka regjistruar vetëm fitore si teknik i Partizanit, duke dhënë kontribut të madh në ngjitjen e skuadrës në krye të Superiore. Post që e ndan me Egnatian.
Ecuria pozitive, pavarësisht skepticizmit, ka ndikuar që presidenca ta konfirmojë Abilaliajn në postin e trajnerit të skuadrës kryeqytetase./ SuperSport
Top Channel