Kvaratskhelia-Leao, jo vetëm rivalitet: E vështirë të gjesh një njeri si ai në futboll

19/11/2023 08:10

Khvicha Kvaratskhelia dhe Rafael Leão kanë qenë dy nga figurat më të mëdha në Serisë A kohët e fundit dhe, pavarësisht rivalitetit në fushë, të dy lojtarët demonstrojnë lojë të ndershme jashtë saj.

Duke folur për shtypin gjeorgjian, numri 77 i Napolit zbuloi se sulmuesi portugez e ka uruar kur i dha fund thatësirës.

“Është e vështirë të gjesh një njeri si ai në futboll. Kur nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë dhe më pas shënova, ai më shkroi një mesazh duke më uruar. Ai është një njeri super”, theksoi Kvara.

Që nga ardhja e anësorit 22-vjeçar në futbollin italian, dy lojtarët janë përballur pesë herë me njëri-tjetrin: Rafael Leão ka dy fitore për Milanin, dy janë barazime dhe një triumf për lojtarin e Napolit.

Futbollisti gjeorgjian foli edhe për përvojën e tij në ceremoninë e Topit të Artë, ku pati mundësinë të takonte Lionel Messin:

“Messi ishte ulur në të djathtën time. Gjatë pushimit të reklamave, na paralajmëruan që të mos ngriheshim dhe të mos lëvizim shumë, kështu që unë qëndrova ulur. Papritmas, u ngrit dhe erdhi drejt meje. Nuk e kuptova se çfarë po ndodhte, por ai ngriti krahun dhe më shtrëngoi dorën. E falënderoj shumë, është një person fantastik”, u shpreh futbollisti i Napolit./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA