Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare në Kosovë, ende në pritje për Listën Serbe Pas pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, edhe zjarrfikësit kanë kërcënuar me protesta.
Këta të fundit janë të pakënaqur me largimin nga lista e punëtorëve që marrin shtesa të rrezikshmërisë.
“Menjëherë kanë reaguar zjarrfikësit, kanë kërkuar të dalim në protestë dhe të dalim para e ta dëgjojnë zërin tonë”, Muharrem Beka kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve.
Sipas kreut të sindikatës së zjarrfikësve, atyre padrejtësish u hoq pagesa për rrezikshmërinë në punë.
“Kërkesë së fundi është çështja e rrezikshmërisë sepse me vendimin e fundit të qeverisë, zjarrfikësit u eliminuan nga pagesa për rrezikshmërinë në mënyrë të padrejtë”, tha Beka.
Zjarrfikësit në Kosovë, mosha mesatare e të cilëve është 48 vjeç kërkojnë edhe kushte më të mira të punës.
“Kërkesat janë që të rregullohet statusi juridik, sepse nuk jemi as shërbyes civil e as punonjës publik, të definohen kompetencat menaxhuese mes AME-së dhe komunave, të planifikohet buxhet i rregullt, të kompensohen ndërrimet e natës, festat, ora jashtë orarit sepse nuk jemi kompensuar asnjëherë, të përmirësohen kushtet e punës, të bëhen kontrollet sistematike, dhe sigurimet shëndetësore”, theksoi ai.
Sipas statistikave të vitit 2020 në Kosovë janë vetëm 792 zjarrfikës.
Top Channel