Zvicra shuan ëndrrën “Europian” të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa mori barazimin 1-1 në “St. Jakob-park”.
Vendasve u mjaftoi një pikë për të vulosur kualifikimin e tyre në Europian, ndërsa “dardanët” nga ana e tyre nuk kanë më asnjë shpresë. Ishte Zvicra ajo që diktoi ritmin në fraksionin hapës, megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
U desh minuta e 47’, ku pas një asisti nga Zakaria, Vargas gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin Zvicrës. Pas këtij momenti Kosova u shfaq më kërkuese dhe ia doli që të gjente barazimin në minutën e 82’, me Hysenin që realizoi pas një super asistit të dhuruar nga Vojvoda.
“Dardanët” vazhduan me sulmet për të gjetur golin tjetër, por pa fat, me sfidën që në fund u mbyll me barazimin 1-1.
Zvicra kështu siguron matematikisht Europianin dhe renditet në vendin e dytë të Grupit I me 17 pikë aktualisht, ndërsa nga ana tjetër shuhet ëndrra e Kosovës për kualifikim, duke u renditur momentalisht në vend të katërt me 11 pikë.
Ndërkohë edhe Rumania siguroi kualifikimin pas fitores 1-2 ndaj Izraelit, duke kryesuar Grupin I me 19 pikë, ndërsa izraelitët renditen aktualisht në vend të tretë me 12 pikë.
Top Channel