Protestuesit pro-Palestinë në Paris kërkojnë ‘armëpushim të menjëhershëm’ në Gaza (fotot)

18/11/2023 19:31

Mijëra njerëz merrnin pjesë sot në një marshim në Paris ku kërkohej ‘armëpushim i menjëhershëm’ në Gaza, dhe ndalim i bombardimeve brutale të ushtrisë së Izraelit ndaj popullatës dhe infrastrukturës civile ne Palestine.

Në demonstratën e organizuar disa grupe aktivistësh merrnin pjesë dhe zyrtarë të zgjedhur të bashkive e parlamentit francez.

Protestuesit vijonin të ngrinin tonet e tyre kundër bombardimeve duke kërkuar armëpushim në zonën e krizës së paprecedentë humanitare, teksa brohorisnin “Ndaloni masakrën!” dhe “Armëpushim tani!”.

Zhvillimi vjen teksa Franca ka kërkuar disa herë ndalimin e veprimeve të Izraelit në Gaza dhe votoi pro rezolutës së OKB për armëpushimin.

Dje presidenti Macron i bënte thirrje Izraelit të ndalojë vrasjet e bebeve, grave dhe të të moshuarve  në Gaza, teksa presioni ndërkombëtar shtohet ngadalë përballë vdekjeve të paprecedenta atje.

Në një konferencë për shtyp gjatë vizitës në Bernë të Zvicrës, ai tha: “Ne dënojmë në termat më të ashpra të gjitha bombardimet e infrastrukturës civile, e cila duhet të mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar”.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç krizës humanitare, e cila lejon mbrojtjen e civilëve … e të gjithë civilëve që nuk kanë lidhje me terroristët”, kishte thene Macron.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA