Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, ky është çifti britanik që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit privat në ishullin grek
Mijëra njerëz merrnin pjesë sot në një marshim në Paris ku kërkohej ‘armëpushim i menjëhershëm’ në Gaza, dhe ndalim i bombardimeve brutale të ushtrisë së Izraelit ndaj popullatës dhe infrastrukturës civile ne Palestine.
Në demonstratën e organizuar disa grupe aktivistësh merrnin pjesë dhe zyrtarë të zgjedhur të bashkive e parlamentit francez.
Protestuesit vijonin të ngrinin tonet e tyre kundër bombardimeve duke kërkuar armëpushim në zonën e krizës së paprecedentë humanitare, teksa brohorisnin “Ndaloni masakrën!” dhe “Armëpushim tani!”.
Zhvillimi vjen teksa Franca ka kërkuar disa herë ndalimin e veprimeve të Izraelit në Gaza dhe votoi pro rezolutës së OKB për armëpushimin.
Dje presidenti Macron i bënte thirrje Izraelit të ndalojë vrasjet e bebeve, grave dhe të të moshuarve në Gaza, teksa presioni ndërkombëtar shtohet ngadalë përballë vdekjeve të paprecedenta atje.
Në një konferencë për shtyp gjatë vizitës në Bernë të Zvicrës, ai tha: “Ne dënojmë në termat më të ashpra të gjitha bombardimet e infrastrukturës civile, e cila duhet të mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar”.
“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç krizës humanitare, e cila lejon mbrojtjen e civilëve … e të gjithë civilëve që nuk kanë lidhje me terroristët”, kishte thene Macron.
Top Channel