Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Deklarata e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky se Rusia po përpiqet të nisë një luftë në Ballkan, edhe pse nuk konsiderohet diçka e re në Kosovë, u pa me shqetësim si një rrezik potencial e mjaft më i prekshëm.

Ekspertë të sigurisë thonë se gjasat e konfliktit i ushqen ndjeshëm politika hegjemoniste serbe, si dhe nevoja aktuale e Moskës për të shpërqendruar vëmendjen nga Ukraina. Sipas tyre, e rrezikuar nuk është vetëm Kosova por edhe Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Zelensky deklaroi më herët se ka informacione të sigurta se Rusia po përpiqet të nisë një luftë në Ballkan, e teksa i bëri thirrje Bashkimit Europian ta kthejë vëmendjen nga rajoni, shtoi se ai mund të kthehet në Lindjen e dytë të Mesme e shpjegoi se për këtë, Rusia ka një plan afatgjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA