Kroacia hedh një një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në finalet e Euro 2024.
Përfaqësuesja balkkanase triumfoi 0-1 në fushën e Letonisë dhe parakalon Uellsin në renditje (13/11).
Një mundësi e artë e shfrytëzuar nga të besuarit e Zlatko Dalicit, pas barazimit 1-1 të Uellsit në fushën e Armenisë.
Krocia e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen, duke shënuar dy herë në minutat 6’ dhe 16’ me autore Mayer dhe Kramaric.
Në raundin e fundit të ndeshjeve, Kroacia e siguron vendin e dytë me një fitore të mundshme ndaj Armenisë, ndërsa Uellsi pret Turqinë, tashmë e blinduar në vendin e parë.
Në Grupin I, ku bën pjesë edhe Kosova, Bjellorusia mposhti me rezultat minimal Andorrën dhe shkon në kuotën e 9 pikëve, një më pak se Kosova, me të cilën do të përballet në raundin e fundit./ Super Sport
Top Channel