“Ëndërroj kombëtaren e Shqipërisë”/ Futbollistët shqiptarë të kombëtares së Malit të Zi: Presim ftesën

18/11/2023 20:22

“Prej 7 vitesh jam në kombëtaren malazeze dhe secilën ditë mendoj që një ditë të jem për kombëtaren shqiptare. E kam ëndërr që të bëhem shqiptari i parë nga Mali i Zi, në kombëtaren Shqiptare”, kështu deklaroi futbollisti Romario Camaj.

Pavarësisht se aktivizohet me kombëtaren e moshave të Malit të Zi, Romario ëndërr ka kombëtaren shqiptare. Ai është pjesë e ekipit të Deçiçit të Tuzit, që këtë sezon po udhëheq në kampionatin malazez.

“Këtë vit kemi një sukses të madh ku kemi një rekord prej 8 fitoreve radhazi dhe asnjë humbje. Me shumë se gjysma e ekipit jemi shqiptarë dhe ky është një hap i mire për suksesin. Jemi të gjithë të gëzuar dhe shpresoj të vazhdojmë më këtë ritëm”, tha Camaj.

Pas 16 javëve kampionat, skuadra që përfaqëson Tuzin e Shqiptarëve është në vendin e parë e ndjekur nga Budnoçnosti i Podgoricës. Një rivalitet i egër që kalon përtej fushave të futbollit.

“Nuk është e lehte të jesh pakicë në një shtet që ka paragjykime të tilla. Ne përveç kundërshtarëve që kemi në fushë, ne luftojmë edhe me paragjykime të tifozëve dhe të strukturave shtetërore. Mirëpo në dy vitet e fundit kemi luftuar për t’i minimizuar”, deklaroi Pal Dreshaj, president i Deçiç.

Falë edhe ndihmës së emigrantëve dhe presidencës, klubi u rikthye 4 vite më parë në Superligën e futbollit malazez dhe tani kërkon titullin kampion.

“Pas një rrugëtimi thuajse 100-vjeçar të klubit më në fund jemi afër titullit. Për këtë duhet pune nuk duhet të relaksohemi”, u shpreh ai.

Në pjesën e dytë të sezonit, Deçiç do t’i luajë ndeshjet përpara tifozerisë shqiptare pasi stadium i ri është drejt përfundimit të punimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA