Theu xhamat e një lokali, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan! I sekuestrohen fara kanabisi

18/11/2023 10:39

Një 32-vjeçar nga fshati Shushicë për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç.

Policia, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi farash të dyshuara narkotike kanabisi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 32-vjeçari, banues në fshatin Shushicë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel