Boksieri shqiptar fiton titullin WBC, Mike Tyson bën shqiponjën me duar (VIDEO)

18/11/2023 21:05

Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka fituar titullin ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë.

Hadribeaj u përball me boksierin Carlos Molina, kundër të cilit fitoi me KO (nokdaun) në raundin e nëntë të duelit.

I pranishëm në komentimin e këtij dueli ishte edhe boksieri legjendar, Mike Tyson.

Tyson morri vëmendjen pasi që në momentin kur Hadribeaj fiton titullin WBC, ai bëri shqiponjën me duart e tij.

Hadribeaj është kampion bote në WBC në peshën super të lehtë, dhe tashmë njihet me nofkën “Snajperi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA