Një bandë trafikantësh droge që kryesohej nga dy vëllezër shqiptarë është dënuar në total me më shumë se 70 vite burg në Angli.
Grupi i krimit të organizuar që udhëhiqej nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Eduard Haziri, kryente veprimtarinë kriminale në South Derbyshire, North-ëest Leicestershire dhe East Staffordshire, ku shisnin drogë të “klasit A”.
Ata u goditën nga operacioni policor “Eddie Line”. Kushëriri i vëllezërve Haziri, Gazmend Hoxha, do të udhëtonte për në Londër nga shtëpia e tij në Leicester për të marrë drogën dhe për të marrë paratë, përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët e shumtë të bandës.
Drogën, të cilën e mbështillnin me bileta, ata ua shisnin deri në 145 klientëve në ditë, duke fituat qindra mijëra paund gjatë një viti.
Por banda u godit në mars të vitit të kaluar, kur një ekip i udhëhequr nga detektivët e Derbyshire bastisi të gjithë vendin – duke arrestuar vëllezërit Haziri dhe rrethin e tyre të ngushtë.
Dje, një nga anëtarët e fundit të bandës, Razvan Manoliu, u dënua në Derby Croën Court, duke i dhënë fund perandorisë së tyre të trafikut të drogës.
“Linja Eddie ishte përgjegjëse për helmimin e rrugëve tona me drogra. Me paratë e drogës ata jetuan jetë luksozë dhe gjetkë, ndërsa kokaina që shitën në Midlands shkatërroi familjet” -tha Inspektori i cili drejtoi hetimin, Kane Martin.
“Vëllezërit Haziri dhe banda e tyre tani po kalojnë shumë vite prapa hekurave dhe shpresoj se kjo dërgon një mesazh shumë të qartë për këdo tjetër të përfshirë në tregtinë e drogës: ne do t’ju kapim, do t’ju nxjerrim para gjykatave dhe do t’ju ndalojmë të përhapni mjerim dhe varësi në komunitetet tona.”- shtoi ai.
Anëtarët e bandës u akuzuan për komplot dhe shpërndarje kokaine. Të gjithë u dënuan në Gjykatën Derby Croën si vijon.
Edmund Haziri, 36 vjeç, pa adresë fikse- i dënuar me 15 vjet burg.
Eduard Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër – i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.
Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester – i dënuar me 11 vjet burg.
Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër – i dënuar me nëntë vjet burg.
Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Wolverhampton – i burgosur për tetë vjet e tre muaj.
Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Wolverhampton – burgosur për tre vjet e gjashtë muaj.
Kristi Prifti, 23 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me katër vjet burg.
Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville – burgosur për dy vjet e tetë muaj.
Razvan Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews, Burton-upon-Trent – burgosur për dy vjet e tetë muaj.
Daniel Stavrat, 29 vjeç, pa adresë fikse – do të dënohet muajin e ardhshëm.
Top Channel