Aksidentoi për vdekje një 74-vjeçar në Elbasan, arrestohet 20-vjeçari

18/11/2023 14:35

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Në unazën e qytetit, një 20-vjeçar A.M ka përplasur me makinë 74-vjeçarin S.K. i cili për pasojë humbi jetën.

I riu që u bën shkak i vdekjes së të moshuarit, u vu në pranga nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel