Skuadra e njohur e Premier League merr papritur 10-pikë penalizim për shkelje të rregullave të kampionatit

17/11/2023 16:33

Skuadra angleze e Everton është goditur sot me një penalizim të rëndë prej zbritjes së menjëhershem të 10 pikëve nga autoritetet e Premier League, sipas tyre për shkelje të rregullave të ‘fitimeve dhe qëndrueshmërinë’.

Ky është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë në futbollin anglez dhe dërgon skuadrën historike të qytetit të Liverpool në vendin e 19-të (3 larg fundit) me vetëm katër pikë.

Klubi tha sot se ishte “i shokuar dhe i zhgënjyer” nga vendimi i padrejtë dhe jashtë proporcioni.

Everton shtonte se do të apelojnë menjeherë kundër vendimit.

Autoritetet e Premier League kishin referuar skuadrën e Everton në një komision të pavarur hetimi disa muaj më parë por nuk tregonin natyrën e saktë të shkeljeve të supozuara.

Zyrtarët e Everton kanë deklaraur humbje për të pestin vit radhazi, teksa për sezonin 2021-22 thanë se deficiti arrinte në 44.7milionë paundë.

Klubet e Premier League lejohet të dalin me humbje deri në 105 milionë paunde në tre vjet dhe Everton duket se e ka shkelur këtë prag në sezonin 2021-22.

Në deklaratën e Everton thuhej: “Ashpërsia dhe masa e madhe e dënimit nuk janë as të drejta dhe as një reflektim i provave për shkeljet, ne do të ndjekim vendimet e zyrtarëve për situata të ngjashme me të tjera klube të Premier League”.

94% të aksioneve të klubit zotërohen nga financierët amerikanë të grupit 777 Partners.

Klubi i Everton është gjithashtu duke ndërtuar stadiumin e tij të ri në brigjet e lumit Mersey në Liverpool, që pritet të jetë gati në fund të 2024.

FOTO GALERI
2/3
Ky është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë në futbollin anglez dhe dërgon skuadrën historike të qytetit të Liverpool në vendin e 19-të

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA