“Veliaj nisi sulm të hapur ndaj Ramës”, Berisha për shkarkimin e Anuela Ristanit: Akt që dëshmon dobësinë e kryeministrit 29/08 13:15
Bashkë me yjet e Kombëtares që kanë nisur nxemjen në ‘Zimbru Stadium’ për “finalen” e parakohshme me Moldavinë, edhe lojtari i 12-të në fushë ka nisur ngrohjen e kordave të zërit për të qenë në ‘top formë’, për t’ju dhënë zemër Kuqezinjëve që të japin maksimumin në fushën e blertë.
Nga ‘fan zona’ në Moldavi, tifozëria shqiptare krahas thirrjeve “Oh sa mirë me ken shqiptar, o hej, o hej”, nuk kanë kursyer as batutat apo ngacmimet ndaj Moldavisë, duke thirrur “O moldave, o hiç fare”.
Përballja e sotme Moldavi- Shqipëri shënon një “finale” të parakohshme për kuqezinjtë, të cilët nëse fitojnë kualifikohen zyrtarisht për Euro2024, duke siguruar një biletë për në Berlin.
Top Channel