Lundrimet drejt Barit dhe anasjelltas janë pezulluar për shkak të motit të keq.

Kompanitë e lundrimeve njoftojnë pezullimin e lundrimeve të trageteve mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit dhe anasjelltas. Edhe dalja në det e anijeve të peshkimit është pezulluar.

Ndërsa trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit.

Sipas parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit, në orët në vijim pritet përkeqësim i motit me erën që do të fryjë 20-30 metër/sekondë. Dallgëzimi në det të hapur pritet të shkojë 6-8 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA