Punimet në lotin 2 të Unazës Verilindore në Paskuqan, e cila është pjesë e unazës së madhe të Tiranës po shkojnë drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale tha se tashmë ka përfunduar 80% e punës ndërsa ndau dhe disa foto. Ndërtimi i Unazës së madhe pritet të lehtësojë akoma më shumë qarkullimin në kryeqytet si dhe të bëj të mundur urbanizimin e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.
I gjithë ky segment ka një gjatësi prej 27 kilometrash dhe e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. Në këtë aks parashikohet të ndërtohen gjithashtu vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.
Unaza do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës. Si pasojë e këtij investimi edhe vlera e pronave në zonat që kjo rrugë përshkon janë rritur ndjeshëm.
Top Channel