Iu gjetën dy armë zjarri dhe municion luftarak në shtëpi, arrestohet një 51-vjeçar në Librazhd
17/11/2023 10:21
Një 51-vjeçar nga fshati Dranovicë në Librazhd është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, u bë e mundur kapja e tij, pasi ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan 51-vjeçarit A.D i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 1 nëntor, gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel