
23/02 01:18
Armando Broja i bashkohet festës kuqezi, edhe pse fizikisht nuk është në Moldavi me kuqezinjtë e tjerë.
Sulmuesi i Chelsea-t ka hedhur një “story” në Instagram me mesazhin “Jermi në Europian”. Edhe pse nuk ka mundur të japë kontribut në këto eliminatore për fanellën kuqezi, sulmuesi i Chelsea-t konsiderohet pikë referimi për Shqipërinë në finalet e “Gjermani 2024”.
Stafi teknik dhe i gjithë ambienti kuqezi shpresojnë që Broja të marrë sa më shumë minuta te Chelsea dhe të jetë në formë maksimale për eventin e madh që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Top Channel