Trajneri i Maqedonisë së Veriut kërcënon Italinë: S’jemi për turizëm këtu

16/11/2023 22:03

“Kur punon në botën e futbollit, gjithmonë shpreson të jesh të suksesshëm. Asgjë nuk ndryshon as nesër, ne nuk jemi këtu për turizëm, duam më të mirën.”

Kështu u shpreh trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, në konferencën për median në prag të ndeshjes kundër Italisë.

“Çdo ndeshje është një histori më vete – shtoi ai, duke folur për takimet e mëparshme me të kaltrit -, nuk mendoj se çfarë besojnë ata. Fokusi është në atë që duhet të bëjmë në fushë. Duhet të të jemi në nivel më superior se Italia për të dalë me rezultat pozitiv. Duhet të mbetemi vetvetja”.

Në lidhje me debatin me Luciano Spallettin në barazimin e arritur në Shkupit, Milevski tha se “gjithçka ndodhi duke respektuar rolet tona. Ajo që ndodhi në fushë mbetet atje. Nuk ka probleme mes nesh”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA