Spanja mposht Qipron, Hungaria barazim “in extremis” në Bullgari

16/11/2023 20:13

Spanja me tri pikët e radhës, por ende jo vendin e parë në Grupin A kualifikues të Euro 2024, falë suksesit 1-3 në fushën e Qipros.

Tashmë me 18 pikë të grumbulluara dhe me barazimin 2-2 të Gjeorgjisë ndaj Skocisë, “La Rojas” i duhet vetëm një pikë për vendin e parë në grup.

Talenti i Barcelonës, Yamal, realizoi që në minutën e pestë (të dytin me fanellën e Spanjës, pas golit të shënuar kundër Gjeorgjisë), duke zhbllokuar rezultatin.

Oyarzabal dhe Joselu i çuan shifrat në 0-3 brenda pjesës së parë, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen. Në pjesën e dytë, goli i Pileas i vlejti vetëm për statistikë Qipros.

Në Grupin F, Austria fitoi 0-2 në fushën e Estonisë, kurse Azerbajxhani i Gianni De Biasit fitoi thellë 3-0 me Suedinë, tashmë jashtë Europianit.

Në Gripun G, Hungaria barazoi në shtesë 2-2 në fushën e Bulgarisë, duke shpërdoruar mundësinë për të siguruar vendin e parë./ Super Sport

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA