Maqedonia e Veriut sjell kujtime të hidhura në mendjet e italianëve, pasi në fillim të vitit të kaluar i lanë jashtë Kupës së Botës dhe këtë herë do të provojnë t’i dielën edhe jashtë Europianit.
Megjithatë Luciano Spalletti nuk ndikohet aspak nga e kaluara dhe duket i bindur te suksesit, teksa konfirmon aktivizimin nga minuta e parë edhe të sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa.
“Ne jemi profesionistë dhe nuk mendojmë për të shkuarën. Kemi një skuadër shumë të mirë, e cila ka punuar në mënyrë hë shkëlqyer, pasi e dimë që me ndeshje si ajo e nesërmja shkruhet historia. Duam të fitojmë dhe do t’ia dalim. Me Chiesën në fushë fitojmë diçka më shumë, pasi ai ka shpejtësi dhe na jep superioritet me driblimet e tij”, u shpreh Spalletti.
Italia do të presë Maqedoninë e Veriut në ‘Olimpico’ mbrëmjen e të premtes, teksa një fitore do t’i afronte edhe më shumë me kualifikimin në Euro 2024. /Supersport
Top Channel