Tre persona, të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Itali, janë vënë në pranga në vendin tonë.
Në pranga ka rënë 27-vjeçari Jurgen Korriku, 46-vjeçarja Etleve Adami dhe 54-vjeçari Ardian Korriku.
Arrestimi i tyre vjen pas operacioni nga Guardia di Finanza, “Puzzle 2020”, ku u shkatërrua një organizatë e trafikut të drogës. Lënda narkotike vinte nga Holanda, përmes Gjermanisë dhe nga Shqipëria, në Itali, ndërsa sipas hetuesve, kreu i organizatës është një shtetas shqiptar me banim në Ponte di Piave, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Në pranga ranë 19 persona, ndërsa në total janë 65 shtetas të vënë nën hetim, sipas medias italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”. Droga e sekuestruar nga policia kapte vlerën e 34 milionë eurove.
Hetimet nisën me arrestimin e një çifti në janar të 2020-ës, ku u sekuestruan dy kilogramë heroinë. Nëpërmjet analizave të tabulateve telefonike u zbërthye zinxhiri i trafikut të drogës, me dy baza logjistike në Veneton lindore, Eraclea dhe Venecia.
Top Channel