Gjykata Sportive e Holandës mori vendimin këtë të enjte për të përjashtuar me dy vjet (njërin prej tyre me kusht) Marc Overmars nga çdo rol në futboll.
Në zanafillë të vendimit është sjellja e holandezit, i cili u dërgonte imazhe seksuale punonjëseve në kohën kur ishte drejtor sportiv tek Ajaxi.
Në vendimin e gjykatës thuhet se “në shqyrtimin e sanksionit të duhur, komisioni disiplinor mori parasysh se çështja ishte shumë e publikuar, në dëm të të akuzuarit”, ku theksohet gjithashtu se “sjellja e papërshtatshme” e Overmarsit zgjati shumë dhe kishte disa raste të identifikuara.
Holandezi dha dorëheqjen në shkurt 2022 nga Ajaxi, por nënshkroi një muaj më vonë me Antwerpin, në Belgjikë.
Ish-sulmuesi holandez ka fituar Championsin me Ajaxin gati tri dekada më park, si dhe ka luajtur për Arsenalin dhe Barcelonë. Overmars kishte qenë drejtor sportiv në klubin e Amsterdamit për një dekadë kur dha dorëheqjen.
Top Channel