Në lokal gjatë orarit të punës, dy policët në Peqin kapen duke pirë alkool

16/11/2023 15:44
Foto ilustruese

Policët u kapën duke konsumuar alkool, në një lokal të Peqinit, gjatë orarit të punës.

Punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Peqin, M.Z. dhe G.T. me funksion Ndihmës Specialist të Policimit në Komunitet, u konstatuan në një bar-kafe, veshur me uniformën e punës.

Dy policët kanë kryer shkelje disiplinore, teksa kanë rënë ndesh me rregullat e Etikës Policore dhe parashikimit në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, njofton Agjencia e Mbikqyrjes Policore, që ka kërkuar hetim disiplinor për dy efektivët.

Top Channel