Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal analizoi rezultatet e anketës së Barometrit të Sigurisë për vitin 2023.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria duhet të alarmohet nga potencialet e larta të popullatës që kërkon të emigrojë në mënyrë të përhershme, rekomandon ky këshill, pasi rezultatet e anketimeve nga maji në qershor i këtij viti treguan se 18% e shqiptarëve kanë gati valixhet për të ikur jashtë.

Shifra konsiderohet më e larta në Ballkan, e personave që duan të emigrojnë. Raporti tregon se Shqipëria ende ka potencial të lartë të largimit nga vendi sidomos për të rinjtë e arsimuar.

Anketa që u zhvillua në rreth 6000 persona në Ballkan tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi. Por më rëndësishmja është se, 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur. Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht por përgjithmonë.

Nga pjesa e shqiptarëve që kanë shprehur dakord për të ikur, pothuajse 44 % duan të emigrojnë në mënyrë të përhershme, niveli më i lartë në rajon. Ata që synojnë të largohen vijnë më shumë nga grupmoshat aktiv për punë 18-44 vjeç, ndërsa ata që nuk duan të largohen janë mbi 45 vjeç.

Analiza e RCC tregon se një prirje e tillë padyshim do të thellojë krizën demografike, për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të migrimit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA