Mësuesit në Shkodër i hodhën tritol në banesë, dyshohet se autorët ‘paralajmëruan’ vëllanë e tij, zbardhen emrat 12/09 22:36
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, i cili përmes avokatëve të tij kërkoi që t’i hiqej sekuestroja e telefonit.
Masa e sekuestros është lënë në fuqi, kështu që telefoni i Malltezit mbetet në duart e SPAK. Javën e shkuar GJKKO vendosi rrëzimin edhe të kërkesës së Jamarbër Malltezit për shuarje të masës së vendosur.
Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.
Top Channel