Vende pune dhe pagesa të majme, si Rusia “josh” afrikanët për t’iu bashkuar radhëve ruse në luftën ndaj Ukrainës, të paktën 55 ganezë kanë humbur jetën
Drake dhe J. Cole konkurruan kundër njëri-tjetrit përmes shahut, ping-pongut dhe basketbollit në videoklipin e ri për “First Person Shooter”, i cili u publikua të mërkurën.
Yjet e hiphop-it rikrijuan foton virale të yjeve të futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur shah, e cila u fotografua nga Annie Leibovitz një vit më parë si pjesë e partneritetit të tyre me “Louis Vuitton”.
37-vjeçari kanadez dhe 38-vjeçari me origjinë gjermane lansuan fillimisht bashkëpunimin e tyre hit që arriti vendin e parë të “US Billboard Hot 100 No. 1”, më 6 tetor nga albumi i tetë në studio i Drake, “For All the Dogs”.
Videoja muzikore pesë minutëshe ka grumbulluar tashmë gati gjysmë milioni shikime në YouTube.
“First Person Shooter” u drejtua nga Gibson Hazard, i cili më parë drejtonte video për Lil Uzi Vert, Metro Boomin dhe Lil Nas X.
Videoja muzikore filloi me Brian Baumgartner, i njohur për rolin e Kevin Malone në serialin sitcom të NBC “The Office” 2005–2013.
50-vjeçari më pas mori një telefonatë nga CEO, i cili doli të ishte Drake dhe J. Cole duke luajtur ping-pong në një zyrë e cila më pas u shndërrua në një stadium.
Top Channel