“A meriton Shqipëria të ndëshkohet për Fredi Belerin?” Vangjeli debat me Miçon në “Top Story”

16/11/2023 21:54

Ish-deputeti i minoritetit grek, Thoma Miço dhe analisti Lorenc Vangjeli janë përfshirë në debat në lidhje me bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë për shkak të çështjes “Beleri”.

Vangjeli është shprehur se shqiptarët nuk e meritojnë të ndëshkohen nga Greqia për shkak të çështjes “Beleri”.

Miço: Pse Greqia, ca ka Greqia, të arrish në këtë pyetje përse të drejtat e minoriteteve janë universale, ose nuk janë të drejta ekskluzive të shteteve por të drejta nga institucione ndërkombëtare.  Greqia është shtet që ka interesa se ka minoritet. Duhet të bëjmë më tepër, se është e detyruar Greqia, çfarë po bëni ju për çështjen pse i shkelen të drejtat e njeriut? Nuk ka bindur jo vetëm Greqinë por as Parlamentin Evropian, as kancelarin gjerman, ka një votim në parlamentit që thotë që krijoni mundësinë  e Belerit të betohet. Pse arritën se i nxiti Greqia? Jo, nëse duhet të anëtarësohemi, duhet të anëtarësohemi as me mik, as me konjukturë, as me lobingje. Mos të ngatërrojmë popujt.

Vangjeli: Ne po na ofrohet një pengesë, a ia vlen? Qoftë Edi Rama fajtor, a ia vlen ky ndëshkim. A duhet të kishte mjete të tjera?

Miço: Në asnjë mënyrë.  Në Shqipëri nuk shkoi njeri në burg për negociatat me detin, negociatat për sa kohë jam në dijeni marrëveshja para detit ka qenë e mirë, tjetra nuk e di si do të jetë, nëse s’do shkonte atje do të akuzohej dyfish tradhtar, Edi Rama bëri një gjë të zgjuar se do të akuzohej. Shumë mirë ka bërë Edi Rama që e ndoqi në Strasburg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA