“Rusia po përpiqet të nisë një luftë në Ballkan”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konference për gazetarët nga Afrika.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani. Në fund të fundit, nëse partnerët nuk bëjnë diçka tani, atëherë do të ketë një shpërthim atje përsëri dhe përsëri – kjo nuk do të jetë një histori e re. Marrëdhëniet e tyre kanë qenë në krizë për një kohë të gjatë. Prandaj, Rusia do të investojë sot që një vend ballkanik të pushtojë një vend tjetër”, tha ai.

Zelensky njoftoi se sekretari i ri i Jashtëm britanik, David Cameron, ka mbërritur në Kiev për vizitën e tij të parë të punës jashtë shtetit pas marrjes së detyrës, njoftuan agjencitë, shkruan novinite.com, sipas KosovaPress.

Cameron, i cili u emërua sekretar i Jashtëm të hënën, tha në një video të publikuar nga zyra e Zelensky se ai dëshironte të theksonte mbështetjen e Londrës për Ukrainën.

Presidenti ukrainas tha se ishte mirënjohës për gjestin e diplomatit britanik, i cili dëshmoi në kushtet e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Bota nuk është aq e përqendruar në situatën në fushën e betejës në Ukrainë, dhe ky shpërqendrim me të vërtetë nuk ndihmon”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA