Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, studentja e mjekësisë për “Top Story”: Nuk e kemi fituar akoma betejën

15/11/2023 22:54

Dea Guri, studentja e mjekësisë e cila udhëhoqi kolegët e saj drejt gjykatës, shpjegoi në “Top Story” se si ndihen pas vendimit të drejtësisë.

Ajo deklaroi se është ende herët për ta konsideruar një fitore të plotë, pasi beteja vijon ende, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Studentja e mjekësisë kërkon që të ketë në dorë vendimin, ndërkohë shtoi se asnjëherë nuk dihet vendimi që do të marrë organi i drejtësisë.

Grida Duma: E fituat betejën deri diku.

Studentja e mjekësisë: Nuk e fituam akoma, është një fitore shumë e vogël, por fitoret e vogla të drejtojnë në fitore të mëdha. Ndjehem e qetë në një far pike, por sigurisht beteja nuk ka mbaruar. Presim tani vendimin e gjykatës.

Grida Duma: Ju vijoni të jeni në alertin e plotë për ta vijuar luftën. Përse ti thua deri diku, apo është nisja?

Studentja e mjekësisë: Është deri diku, kështu e quaj sepse akoma nuk kemi një vendim në dorë. Por nga ana tjetër e quaj fitore, pasi për herë të parë pranohet një kërkesë individuale nga Gjykata Kushtetuese.

Siç e patë të shfaqur nga 37 kërkues, normalisht të bashkangjitur edhe me kërkesën e deputetëve të opozitës që na mbështetën në padinë tonë. E quaj një padi të vogël sepse nuk i dihet asnjëherë vendimit që do të dalë nga Gjykata Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA