Shtyhet seanca paraprake për kryebashkiakun e Rrogozhinës, shkak mungesa e prokurorit

15/11/2023 10:56

Shtyhet seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. 

Kjo për shkak se mungonte prokurori i çështjes. Seanca do të shtyhet deri në datën 24.

Memolla akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, në zgjedhjet e 6 marsit të vitit të kaluar.

Kryebashkiaku është dërguar në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me tre të pandehur të tjerë, Ndriçim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani të akuzuar “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe Isuf Tosku, i akuzuar për falsifikim të dokumentave, kryer në bashkëpunim.

Kryebashkiakut i është komunikuar akuza rreth një muaj më parë, më 19 tetor. Memolla u mor në pyetje në lidhje me akuzat e ngritura. Sipas SPAK-ut Memolla ndikoi tek Blerim Xhamani, elektriçist pranë FSHU Durrës, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet lokale, si dhe komunikon me Xhamanin, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, po ashtu në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar shtetases për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, ndërsa Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA