Rrëfimi i rrallë i Denës! Nga lindja në një “stallë derrash” te mesazhi për kryeministrin: Do bëhesh ti miku im?

15/11/2023 17:28

Në një rrëfim ndryshe, Dena Mullaj, e njohur nga të gjithë ndjekësit si mami i Fladias, ka treguar për ‘Ftesë në 5’ eksperiencën e saj si nënë që në moshën 19-vjeçare dhe paragjykimet që ka pasur në këtë moment.

Dena ka treguar se ka lindur praktikisht në një stallë derrash për shkak të nxitimit të mjekut që lindja të ndodhte brenda turnit të tij.

“Si s’të vjen turp ti 19 vjeç duke lindur?”, ka qenë një nga fjalitë e vrazhda dhe të pakujdesshme ndaj Denës, teksa ajo sillte në jetë fëmijën e saj të parë.

Më tej, ajo ka shtuar se ka arritur t’i përballojë të gjitha këto momente dhe ajo që ka rëndësi për të tani, është vetëm mirëqenia e Fladias, pa e vrarë mendjen për paragjykimet!

Dena tregoi se ka qenë një nxënëse ekselente në shkollë dhe se ka dashur që falë meritave të fitojë dhe vendin e punës që i takon, por në pamundësi për të gjetur një punë falë miqve, ajo vendosi t’i shkruajë kryeministrit.

Me një CV të plotë dhe gjithë formimin e saj të pasqyruar, Dena tregoi: “I shkrova kryeministrit, do bëhesh ti miku im?”.

Pas këtij momenti ajo arriti të sigurojë një vend pune në shtet, nga i cili preferoi të largohet pak kohë më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA