Trashëgimia politike e lidhur me atë biologjike dhe familjare, ka krijuar një sistem lidhjesh nepotike që rezulton me një numër të konsiderueshëm familjarësh të politikës në administratën e lartë publike.

Ky fenomen, trajtohet në puntatën e kësaj të mërkure në programin “Inside Story”.

Mbiemra të rëndësishëm të politikës u rikthyen përmes bijve në parlament. A ishte ky sukses apo dështim?

Aftësitë e rralla apo ndikimi i prindërve, çfarë e ka bërë të suksesshme rrugën e fëmijëve të politikës, drejt zyrave të shtetit.

Institucionet e rëndësishme të zbatimit të politikave qeveritare ku janë përqendruar familjarët e politikanëve.

Lidhjet farefisnore në strukturat e pushtetit vendor.

Cila është Shqipëria e njerëzve normalë, dhe cili është pushteti i një rrethi të ngushtë fisnor të njerëzve të rëndësishëm në politikë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA