
23/02 22:38
Mesfushori i Romës, Leandro Paredes ka folur nga grumbullimi me kombëtaren e Argjentinës, ndërsa e quan privilegj që ndodhet aty.
“Të luaj për këtë kombëtare është një krenari dhe privilegj i madh për mua”-tha Paredes.
Më tej, i pyetur për transferimin te Roma, mesfushori theksoi se ndjehet shumë i lumtur, pasi trajneri Jose Mourinho i jep shumë besim.
“Jam mirë, jam i lumtur te Roma. Kam gjetur një trajner, Mourinhon, i cili më ka dhënë shumë besim, luaj çdo ndeshje. Shpresoj të vazhdoj kështu. Ai është gjithmonë i vëmendshëm ndaj kombëtares sonë dhe lojtarëve tanë, atyre u pëlqen të na shikojnë”-deklaroi ndër të tjera Leandro Paredes.
Top Channel